Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur gabim amatoresk të Qeverisë Kurti deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për arkivat e UÇK-së.
Çitaku në Kanal10 ka thënë se kjo nuk është kërkesë e re e Serbisë dhe së arkiva të tilla nuk ekzistojnë, derisa e ka quatjur gabim të madh të Qeverisë Kurti diskutimin në dialog për këtë çështje, përcjell Demokracia.com.
“Një projekt i tillë , një plan i tillë , një arkiv e tillë nuk ekziston. Kur flasim për arkivat e UÇK-së, ajo çfarë mendon Serbia nuk janë ditarët, uniformat e para, deklaratat për shtyp, ata kur i referohen arkivës, apo dosjeve , i referohen pikërisht kësaj që unë thash një operacioni të planifikuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për ta asgjësuar popullatës serbe në Kosovë. Ky është një gabim i madh, i pafalshëm , dhe druaj se do të ketë pasoja për Kosovën”, tha Çitaku.
Çitaku mes tjerash ka përmendur deklaratat e zyrtarëve serbë, për të cilët tha se në mënyrë triumfale deklaruan se Kosova ka pranuar t’i hapë arkivat.
“Unë çfarë kam parë ka qenë një deklarim i mjegullt nga zëvendëskryeministri, i edituar herë, pas here, dhe kemi parë, dhe kemi parë deklaratat e Serbisë, triumfale të cilat thonin se më në fund Kosova pranoj ti hap arkivat, te cilat ata i janë referuar që nga fillimi”, tha Çitaku./Demokracia.com/