Sport
Vëllaznimi nuk gabon, Ramiz Sadiku trondit Ferizajn
Demokracia
18:17 | 10 Shtator 2021

Share:

Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së dytë në Ligën e Parë të Kosovës.

Vëllaznimi është përballur me Istogun në kuadër të Grupit A, ku gjakovarët kanë shënuar fitore minimale 1-0.

Golin e vetëm për kuqezinjtë e ka realizuar sulmuesi i huazuar nga Prishtina, Albin Prapashtica me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Ndërkohë ndeshja tjetër në Ligën e Parë, është zhvilluar në kuadër të Grupit B.

Ferizaj ishte nikoqir i Ramiz Sadikut, ku skuadra kryeqytetase triumfoi me rezultat 0-1. /Demokracia.com

Të ngjashme