Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratave të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili tha pala serbe është pajtuar që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në.
Haxhiu ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook në të cilën ka shkruar: “UÇK dhe Kosova janë në rrezik!”.
“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo!Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara?”, ka shkruar Haxhiu.
Ndërsa, ai ka thënë se më në fund zëvendëskryeministri i ka krijuar arsye Serbisë që kurrë mos të hapen arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit.
“Më në fund i ke kriju arsye Serbisë që kurrë mos me i hap arkivat e ushtrisë dhe policisë kriminale të Millosheviqit e të Vuçiqit”, shkroi ai.
Në fund ai ka thënë se familjarët e të zhdukurve duhet të protestojnë sepse edhe shpresën e fundit për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Besnik Bislimi ua ka shkatërruar. /Demokracia.com/