Sport
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu: Na pret ndeshje e vështirë me Malishevën, por ne jemi gati
Demokracia
15:12 | 10 Shtator 2021

Share:

Një ditë para ndeshjes së tretë kampionale ku skuadare  Dritës e zhvillon si mysafirë i malishevës, trajneri i Dritës, Arian Nuhiu ka mbajtur konferencë për media, ku ka folur për pritshmëritë në këtë takim, shkruan Demokracia.com.

“Kemi shfrytëzuar këto dy javë të pushimit, për t’i eliminuar gabimet në dy ndeshjet e para. Më gëzon fakti që futbollistët që kishin shqetësime të vogla i kanë kaluar ato, janë rikuperuar dhe me klubin janë rikthyer edhe futbollistët që ishin me kombëtaret e tyre. Kemi punuar mjaft mirë me gjithë grupin, nesër kemi një kundërshtar që është futur me entuziazëm në Superligë. Kemi parë kanë bërë dy ndeshje të mira, duke marrë rezultate pozitive dhe nesër kemi përballë një skuadër të motivuar. E kemi studiuar kundërshtarin, një ekip mjaft agresive dhe shumë e disiplinuar, jemi përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të vetëdijshëm që duhet shumë punë për të marrë më të mirën”, theksoi Nuhiu.

Ndeshja Malisheva – Drita luhet të shtunën nga ora 16:00. /Demokracia.com

Të ngjashme