Sport
Telashe për Bayernin, shtatë lojtarë rrezikojnë të mungojnë në sfidën ndaj Barcelonës
Demokracia
14:32 | 10 Shtator 2021

Share:

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich po përballet me një problem bukur të madhe.

Bavarezët do të luajnë në mesjavën e ardhshme një ndeshje shumë të vështirë në Champions. Kampionët e Gjermanisë do të udhëtojnë në Barcelonë për t’u ndeshur me djemtë e Ronald Kumanit.

Dhimbjet e kokës për trajnerin Julian Nagelsman janë të mëdha pasi lista e lojtarëve të dëmtuar është e madhe.

Plot tetë lojtarë janë në dyshim për sfidën e Champions-it dhe mundësia që të gjithë këta lojtarë të jenë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme është shumë e vogël.

Lojtarët në dyshim janë: Thomas Muller, Upamekani, Kingslei Koman, Toliso, Alpfosno Dejvis, Marc Roca, Hernandez dhe Pavar. /Demokracia.com

Të ngjashme