Sport
FFK dhe Sigal Uniqa Group Austria vazhdojnë partneritetin
Demokracia
13:39 | 10 Shtator 2021

Share:

 Federata e Futbollit të Kosovës dhe kompania e sigurimeve Sigal Uniqa Group Austria kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit.

Presidenti Agim Ademi dhe kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Saimir Dhamo, sot, e kanë nënshkruar kontratën e re të partneritetit për sponsorizim, pasi të dyja palët janë të kënaqura me bashkëpunimin e deritashëm.

Në kontratën e re janë krijuar kushte më të mira për FFK-në, si në aspektin e sigurimeve, ashtu edhe në atë të sponsorizimit nga kompania në fjalë.

Kryeshefi i kompanisë Sigal Uniqa Group Austria, u shpreh i lumtur për arritjet e futbollit kosovar në vitet e fundit dhe e përgëzoi presidentin Ademi për punën e bërë në ngritjen dhe avancimin e futbollit në vendin tonë, me bindje se partneriteti ndërmjet këtyre dy institucioneve do të ndikojë edhe në këtë drejtim. /Demokracia.com

Të ngjashme