Sport
Ballkani ka një njoftim të rëndësishëm për tifozët para ndeshjes së nesërme
Demokracia
11:29 | 10 Shtator 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë pas një pushimi një javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.

Këtë të shtunë pretendenti për titull të kampionit Ballkani do ta ketë një ndeshje interesante ku ballafaqohet em Ulpianën në Suaherekë, derisa drejtuesit e klubit kanë një paralajmërim për tifozët, shkruan Demokracia.com.

Siç dihet këtë edicion tifozët janë të lejuar me numër të kufizuar të futen në stadiume pas lehtësimit të masave anti-Covid.

Njoftimi i FC Ballkanit

Të dashur tifozë

Për shkak të masave AntiCovid numri i shikuesve në stadium është i limituar dhe shume strikt.

Andaj asnjë person nuk lejohet të hyj në stadium pa biletë, pasi na duhet numri serik i biletave.

Biletën duhet ta ruani edhe për pjesën e dytë, për ndryshe nuk mund të ju lejojmë hyrjen .

Na priftë e mbara. /Demokracia.com

Të ngjashme