Lajme
Gjashtë deputetë të PD-së dalin kundër vendimit për përjashtimin e Berishës
Demokracia
22:30 | 09 Shtator 2021

Share:

Kryedemokrati Lulzim Basha vendosi që të përjashtonte nga grupi i Partisë Demokratike, ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim i tij vjen pas vendimit të DASH për shpalljen non grata të tij.

Por Top Channel ka mësuar se disa deputetë kanë dalë kundër vendimit të Bashës për të përjashtuar Berishën.

Deputetët që kanë dalë kundër janë: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, Flamur Noka, Bujar Leskaj.

Të ngjashme