Lajme
Hoxhaj për deklaratën e Bislimit: Gabimet e Qeverisë Kuri janë alarmante
Demokracia
21:40 | 09 Shtator 2021

Share:

Edhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së zv/kryeministrit Besnik Bislimit se Kosova është pajtuar t’i hap arkivat e UÇK-së.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se as në ëndrrën më të keqe nuk do ta kishte menduar se do ta përjetonte ditën kur qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke ngjallur fantazmat për arkiva të UÇK-së.

Postimi i plotë:

As në ëndrrën time më të keqe nuk kam menduar se do ta përjetoj këtë ditë, kur Qeveria e Kosovës legjitimon gënjeshtrat e Serbisë, duke i ngjallur fantamzat serbe kinse për arkiva të UÇK-së. Kjo është barazim i viktmës me agresorin dhe krahasim i UÇK-së me ushtrinë serbe!

Gabimet e Qeverisë Kurti në politikën e Jashtme janë të përmasave alarmante, duke rrezikuar seriozisht trashëgiminë e luftës sonë çlirimtare dhe shtetësinë tonë.

Të ngjashme