Lajme
31 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, më i riu një 18-vjeçar
Demokracia
19:17 | 09 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 2 mijë e 778 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre janë regjistruar 256 raste të reja.

Ndërsa numri i rasteve vazhdon të bjerë ai i viktimave vazhdon të mbete i lartë.

Sot kanë ndërruar jetë 31 pacientë, ku viktima më e re është 18-vjeçar nga Gjevgjelia, shkruan alsat.

Në po të njëjtën periudhë janë shëruar edhe 545 pacientë.  Raste aktive në vend janë 13 mijë e 631.

 

Të ngjashme