Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj deklaratës së zv.kryeministrit Besnik Bislimi për hapjen e arkivave të UCK-së.
Çitaku përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka pyetur Bislimin se për cilat arkiva të UÇK-së e ka fjalën kur ato tashmë janë në Hagë, përcjell Demokracia.com
Ajo tutje tha se kjo çfarë ka bërë Bislimi është ajo çfarë Serbia gjatë gjithë kohës e ka akuzuar Kosovën.
Postimi i Çitakut:
Zv.kryeministri paska deklaruar në Bruksel se Beogradi është pajtuar t’i hapin arkivat, e aty paska thanë edhe diçka për hapjen e arkivave për UÇK-në.
Zoti Bislimi, për cilat arkiva e ke fjalën? Arkivat e Beogradit për UÇK-në? Ato tashmë janë në Hagë.
Arkivat e Kosovës për UÇK-në? Apo arkivat e fabrikuara nga të tjerët për UÇK-në?
Ju a po mendoni që me pasë pasë UÇK arkiva të tilla ato nuk kishin dalë tashmë?!!!
Kjo është një grackë e rrezikshme, me pasoja të frikshme. Me veprimet tuaja të papërgjegjshme tashmë keni pranuar atë për të cilën Serbia ka akuzuar Kosovën dhe UÇK-në për vite të tëra.