Lajme
Bislimi jep detaje nga takimi në Bruksel, thotë se Serbia u pajtua për këtë gjë
Demokracia
13:37 | 09 Shtator 2021

Share:

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se gjatë këtij muaji nuk pritet të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

Bislimi pas vizitës që pati në Bruksel, në një konferencë për media tha se Serbia është pajtuar në parim për hapjen e arkivave shtetërore për çështjen e të pagjeturve, përcjell Demokracia.com.

“Ne kemi evidentuar se problemi kryesor për çështjen e të zhdukurve me forcë është mos gatishmëria e palës serbe për hapjen e arkivave shtetërore. Ne kemi diskutuar edhe për kthimin e disa mbetjeve mortore të viktimave që janë gjetur në Kishevak. Po ashtu ne kemi kërkuar mos pjesëmarrjen e (Velko) Odalloviqit në delegacionin serb. Pala serbe në mënyrë deklarative kanë thënë se janë dakord të hapin gjitha arkivat, përfshirë edhe arkivat në Kosovë dhe të UÇK-së”, tha ai.

Bislimi, tha se kanë diskutuar edhe për marrëveshjen për energji dhe targa të veturave.

“Ne kemi bërë të qartë se mandati i BE-së krahas gjetjes së zgjidhjeve është edhe monitorimi dhe asistimi për marrëveshjet e deritanishme. Sa i përket energjisë ka pas të bëjë me licencimin e operatorit për energji. Sa i përket marrëveshjes së targave ne i kemi bërë të ditur se marrëveshja përfundon më 15 shtator dhe nuk kemi interes të vazhdojmë”, tha ai./Demokracia.com/

Të ngjashme