Sport
Simon: Me Kosovën ishte ndeshja më e vështirë e fazës kualifikuese
Demokracia
11:34 | 09 Shtator 2021

Share:

Spanja doli na stadiumi “Fadil Vokrri” triumfuese përballë Kosovës 0:2, por duket se lojtarët e saj kanë vuajtur shumë në fushë. Këtë e thonë edhe vet protagonistët e “Furisë së Kuqe” të cilët Kosovën e cilësuan si kundërshtar shumë të fortë dhe e i bënë të vuajnë.

Portieri i Spanjës, Unai Simon ka thënë se ndeshja ndaj Kosovës në Prishtinë, ishte më e vështira për përfaqësuesen spanjolle.

“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese. Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese, edhe në ndeshje me neve në disa raste nuk patën fat”, ka thënë Simon. /Demokracia.com

Të ngjashme