Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur 18-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës nga 1 gushti i këtij viti.
18-vjeçari ishte lënduar nga një lisë i cili ishte rrëzuar në Prizren dhe i njëjti po merrte trajtim mjekësor në QKUK.
“Prizren, 01.08.2021 – 14:00. Në lidhje me rastin me 08.09.2021 gjersa ishte ne trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë, si pasojë e lëndimeve te marra ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Demokracia.com/