Sport
Shënoi gol kundër Kosovës, kjo është deklarata e Pablo Fornals për Dardanët
Demokracia
11:23 | 09 Shtator 2021

Share:

Kosova ka pasur një paraqitje shumë të mirë ndaj Spanjës, por për fat të keq në fund doli e mposhtur.

“Furia e Kuqe”  ka arritur ta mposhtë Kosovën me rezultat 2-0, në takimin e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Pas ndeshjes ka folur Pablo Fornals, i cili realizoi golin e parë për ‘Furinë e Kuqe’ në këtë përballje. Ai ka thënë se ishte mjaftë i vështirë ballafaqimi ndaj kosovarëve, duke shtuar se Kosova i ka bërë të vuajnë.

“Ishte vërtet vështirë. Na bënë të vuajmë mjaft. Arrita të shënojë, pastaj fituam qetësinë”, tha Fornals pas ndeshjes. Pas kësaj humbje Kosova zbret në pozitën e katërt me 4 pikë, kurse Spanja vazhdon kryesimin me 13 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme