Sport
Koreja e Veriut pezullohet nga olimpiada pas mos pjesëmarrjes në Tokio
Demokracia
10:39 | 09 Shtator 2021

Share:

Koreja e Veriut është pezulluar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) deri në fund të vitit 2022, që do të thotë se do të mungojë në Lojërat Dimërore të Pekinit, pasi dështoi të dërgojë një ekip në Lojërat Olimpike të Tokios, tha të mërkurën Presidenti i IOC Thomas Bach.

“Komiteti Olimpik Kombëtar i Republikës Popullore Demokratike të Koresë është pezulluar deri në fund të vitit 2022 si rezultat i vendimit të tij të njëanshëm për të mos marrë pjesë (në Tokio),” tha Bach në një konferencë shtypi.

Bach tha se vendimi nënkuptonte që Komiteti Olimpik i Koresë së Veriut nuk do të merrte mbështetje financiare gjatë pezullimit dhe përfundimisht do të humbiste mbështetjen që ishte mbajtur më parë për shkak të sanksioneve.

Koreja e Veriut ishte i vetmi vend që nuk dërgoi atletë në Tokio dhe IOC tha se ata ishin paralajmëruar për pasojat e mospjesëmarrjes.

IOC tha se kishte mbajtur bisedime të gjata dhe kishte ofruar zgjidhje, përfshirë vaksinat, për koreano -veriorët, por këto masa ishin “refuzuar sistematikisht” nga komiteti olimpik i vendit. /Demokracia.com/

Të ngjashme