Lajme
Haradinaj për rastin në Pejë: Në këto kohë të vështira na duhet pajtim
Demokracia
10:19 | 09 Shtator 2021

Share:

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka reaguar pas rastit të mbrëmshëm tragjik në Pejë ku mbetën të vrarë dy persona.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Daut Haradinaj ju ka shprehur ngushëllime familjeve Ademaj dhe Kadrijaj.

“Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar të Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj”, ka shkruar Daut Haradinaj.

Postimi i plotë:

Me keqardhje pranova lajmin për vrasjen e kandidatit për Kryetar Komunës së Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe zyrtarit të PDK-së në Deçan, Blerand Kadrijaj.

Ngushëllime familjarëve dhe miqve!

Në këto kohë të vështira na duhet pajtim.

Astriti dhe Blerandi, u prehshin në paqe! /Demokracia.com/

Të ngjashme