Sport
Muriqi: Ishim të pafat, lujtëm pa frikë kundër Spanjës
Demokracia
23:11 | 08 Shtator 2021

Share:

Sulmuesi Vedat Muriqi pas ndeshjes me Spanjën u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Kosovës, pavarësisht rasteve të lëshuara.

“Nuk patëm frikë nga Spanja, ne patëm raste, në këto ndeshje një gjysmërasti nëse nuk e shfrytëzon pëson humbje”, tha Muriqi.

Sulmuesi i Lazios tha se ndjehet keq për rastet e humbura, por i lumtur me paraqitjen.

“Kërkoj falje për gabimet edhe pse jam i kënaqur me nivelin e lojës që kemi bërë ndaj Spanjës”, shtoi ndër të tjera ish-sulmuesi i Fenerbahce.

Muriqi është golashënuesi më i mirë i kombëtares së Kosovës me 18 gola. /Demokracia.com

Të ngjashme