Kombëtarja e Shqipërisë ka shënuar fitoren e dytë radhazi në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pas Hungarisë, të përzgjedhurit e Edoardo Rejas kanë mposhtur me lehtësi San Marinon.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena” ka përfunduar me rezultatin 5-0.
Rey Manaj, Qazim Laçi, Armando Broja, Elseid Hysaj dhe Myrto Uzuni shënuan golat e fitores për “Kuqezinjtë”.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Shqipëria tani ka 12 pikë dhe renditet e dyta në Grupin I, pozitë e cila ia siguron pjesëmarrjen në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Kurse, San Marino mbetet me zero pikë në pozitën e gjashtë dhe të fundit. /Demokracia.com