Sport
Challandes flet pas humbjes Spanja, tregon pse nuk bëri zëvendësime
Demokracia
23:05 | 08 Shtator 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës e ka pësuar një paraqitje të mirë por në fund doli e dëshpëruar në përballje me Spanjën duke u mposhtur me rezultat 0:2.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes u shpreh i kënaqur me futbollistët e tij, shkruan Demokracia.com.

“Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Nga fillimi e deri në fund e kërkuam golin”, deklaroi Challandes në RTK.

“I krijuam mundësitë e mira, e kishim edhe topin, ndonëse jo sikur Spanja dhe kjo na dha një mundësi mjaft të mirë”, tregoi ai.

“Nuk shënuam sonte, dhe ky ishte problemi i vetëm sonte. Isha i kënaqur me punën e futbollistëve, sidomos me sulmuesit, andaj nuk e bëra asnjë zëvendësim, punë e trajnerit”, përfundoi Challandes. /Demokracia.com

Të ngjashme