Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar një humbje dinjitoze nga Spanja sonte në Prishtinë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” ishin nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës.
Ndeshja e vlefshme eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022” i takoi Spanjës 0:2.
Pablo Fornals (’32) dhe Ferran Torres (’90) i realizuan golat për Spanjën sonte.
Kosova bëri një paraqitje tejet të mirë, por që humbi dy-tre raste të sigurta për të shënuar ndaj Spanjës.
Kështu, Kosova e mbyll me një fitore, një barazim dhe një humbje muajin shtator.