Sport
Shqipëri – San Marino, formacionet zyrtare
Demokracia
19:29 | 08 Shtator 2021

Share:

Pas fitores ndaj Hungarisë të dielën, Kombëtarja e Shqipërisë kërkon ta vazhdojë ecurinë e fitoreve.

Djelmoshat e Edi Rejës sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e radhës në kampanjën eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Në “Elbasan Arena”, me fillim nga ora 20:45, Shqipëria do të përballet sonte me një rival dukshëm më të lehtë, të paktën në letër, San Marinon.

Kur kanë mbetur më shumë se një orë lojë nga fillimi i ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Shqipëria: Strakosha; Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti; Hysaj, Bajrami, Bare, Trashi; Laci, Uzuni; Manaj

San Marino: Benedettini; Manuel, Fabbri, Brolli, Palazzi, Grandoni; Tomassini, Golinucci, A.Golinucci, Hirsch; Nanni. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme