Lajme
Policia shqiptoi 515 gjoba për mosrespektim të ligjit anti-COVID
Demokracia
09:22 | 11 Shkurt 2021

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur 515 qytetarë për mosrespektim të ligjit antiCovid-19, gjatë 24 orëve.

Policia ka gjobitur qytetarët bazar në ligjin antiCovid-19, i cili është miratuar në gusht të vitit 2020, me qëllim të parandalimit të koronaviruasit, shkruan Demokracia.com

Gjoba për mos mbajtjen e maskës është 35 euro.

IKSHPK-ja ka raportuar se numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896./Demokracia.com

Të ngjashme