Pas organizimit të Lojërave Olimpike ku për hire të vërtetës pati mjaft probleme e pakënaqësi, FIFA po përballet me një refuzim të Japonisë sa i përket Botërorit për klube që mbahet çdo vit.
I vendosur për tu mbajtur në Japoni në dhjetor të këtij viti, Botërori për klube mbledh kampionët e 6 konfederatave me ekipin më të mirë pritës në një turne ku zgjidhet skuadra më e mirë në botë.
Por Japonia ka vendosur të heqë dorë nga e drejta për të organizuar këtë turne pas rasteve të shumta me Covid-19 që kanë kapluar vendin. Media japoneze ‘’Kyodo’’ shkruan se federata e futbollit në Japoni i ka kërkuar FIFA-s ta shtyjë këtë turne për vitin tjetër ashtu siç u shty edicioni i vjetshëm në Katar që u fitua nga Bajern Mynih.
Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me këtë çështje pasi FIFA po përballet me probleme të shumta pas një rritje tjetër e numrit të infektimeve me Covid-19. /Demokracia.com