Lajme
Takohen Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj, zbulohet për çka biseduan
Demokracia
16:58 | 08 Shtator 2021

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj, janë takuar sot.

Siç u raportua në media, krerët e partive opozitare janë parë në një takim jo formal duke pirë kafe, por nuk u raportua për qëlliminne takimit.

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka konfirmuar për Demokracia.com këtë takim dhe ka treguar për arsyen e këtij takimi joformal.

“Kryetari Krasniqi ka diskutuar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj për fillimin e sesionit vjeshtor te Kuvendit te Kosovës dhe për nevojën që të ketë diskutim për çështjet aktuale, përfshire çështjen e pandemisë, duke u nisur edhe nga qëndrimi qëe ai ka shprehur edhe në letrën dërguar Kryeministrit Kurti”, tha Abdullahu. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme