Lajme
Kurti: Kosova pasnesër shënon administrimin e 1 milion dozave të vaksinës anti-COVID
Demokracia
16:42 | 08 Shtator 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia kanë vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjatë kësaj vizite, përmes në konference për media, Kurti ka thënë se Kosova të premten shënon administrimin e 1 milionë dozave të vaksinave kundër COVID-19, derisa u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Po ashtu kreu i ekzekutivit ka njoftuar se aktualisht në stoqet e Kosovës janë 580 mijë vaksina të Pfizer dhe 20 mijë AstraZeneca.

“Duhet të vazhdojmë me masat, i kemi edhe vaksinat e do të vijnë edhe më shumë vaksina, i inkurajoj të gjithë qytetarët që pa humbur kohë të vaksinohen pasi ky është një virus vdekjeprurës me rrezik të lartë e vaksinimi e ulë rrezikun për 20 herë. Pasnesër do të shënojmë administrimin e 1 milionë dozave të vaksinës, me ç ’rast 2/3 kanë marrë një dozë ndërkaq përafërsisht 1/3 i kanë marrë të dy dozat”, ka thënë Kurti.

Kurti ndër të tjera ka thënë se në këtë javë kur situata është rënduar, për shkak të pasojave të gjëra e të mëdha të variantit Delta.

“Me profesor Naserin dhe ministrin Vitia i takuam rreth 20 punëtorë që janë në qendrën operative, vizituam edhe stoqet ku po ruhen vaksinat. Vizituam vendin ku janë frigoriferët ku po mbahen 530 mijë vaksina Pfizer në temp -35 gradë celsius, dhe frigoriferin tjetër ku në temperatura 2-8 gradë celsius po mbahen 20 mijë vaksina AstraZeneca”, tha tutje Kurti. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme