Kosova sot do ta ketë një ndeshje shumë të rëndësishme ku do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 derisa dardanët duken më të motivuar se kurrë, shkruan Demokracia.com.
Para ndeshjes së sontme, tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë lansuar një mesazh në rrjetet sociale.
“Keqardhja e vetme është që nuk do të jemi me kapacitet më të shtuar në stadium, për t’i ndihmuar djelmoshave tanë aq sa e meritojnë dhe kanë nevojë.
Sidoqoftë, edhe kaq sa jemi, do të bëjmë̈ përpjekje që për 90 minuta ta vëmë̈ në shterrje çdo zë të Dardanëve për t’i ndihmuar kombëtares dardane”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e Dardanëve.
Postimi i plotë i “Dardanëve”:
“Ndeshja e fundit e këtij grumbullimi na ballafaqon ndaj Spanjës. Duke i dijtur disa mungesa që kemi, detyrohemi moralisht që sot, ne si Dardanë, ta japim më të mirën tonë, në mënyrë që lojtarëve t’ua përcjellim përkrahjen maksimale.
Respekti i vetëm ndaj këtij kundërshtari që mund ta bëjmë është që ne të këndojmë, fishkëllojmë e mos të ndalemi duke e përkrahur kombëtaren tonë, ndërkaq lojtarët të mos kaliten apo dorëzohen për asnjë çast në fushë, ndaj një kombëtareje pjesë e një federate të një shteti aspak miqësor.
Keqardhja e vetme është që nuk do të jemi me kapacitet më të shtuar në stadium, për t’i ndihmuar djelmoshave tanë aq sa e meritojnë dhe kanë nevojë.
Sidoqoftë, edhe kaq sa jemi, do të bëjmë përpjekje që për 90 minuta ta vëmë në shterrje çdo zë të Dardanëve për t’i ndihmuar kombëtares dardane.
Sot, vetëm ata që janë të prirë t’i duan dhe mbështesin pa rezerva ekipin tonë janë të mirëseardhur për t’na u bashkangjitur në stadium. Kushdo që dëshiron ta bëjë parashutistin për t’u lajthitur lojtarëve të një kombëtareje të një shteti që nuk na njeh, e që për më tepër na i ka bllokuar edhe sportistët duke ua shuar ëndrrat e tyre për pjesëmarrje në gara të ndryshme sportive – ju bëjmë thirrje të qëndroni kokëulur në shtëpitë e juaja. Nuk jeni të dëshiruar as jashtë, as brenda stadiumit.
Mos na provokoni me pisllëqe fëmijërore dhe naive.
Kombëtarja e vetme që sytë tanë shohin në fushë dhe që e mbështesin atë, është ajo kosovare.
Mos u dorëzoni! ??
Përpara Kosovë! ??“. /Demokracia.com