Kombëtarja e Kosovës në futboll do ta zhvillojë sonte njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj që prej pranimit në UEFA dhe FIFA.
“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes janë nikoqirë të ish-kampionit të Evropës dhe botës, Spanjës.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45, Kosova do të luajë ndaj Spanjës sonte. Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin B eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave në fjalë në “La Cartuja” në Sevilla i kishte takuar Spanjës me rezultat, 3:1. /Demokracia.com