Sport
E dhimbshme: Vdes tifozi i zjarrtë i Gjilanit
Demokracia
10:58 | 08 Shtator 2021

Share:

Në orët e hershme të mëngjesit është njoftuar për vdekjen e tifozit të Gjilanit, Eronit Sermaxhaj.

Sport Club “Gjilani” dërgon telegram ngushëllimi familjes Sermaxhaj për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Humbja e “Tokit” është një humbje e madhe për të gjithë ne, pasi që e kishim zërin e tij kumbues gjithmonë mbështetje dhe vullnetin e tij për t’u mos dorëzuar asnjëherë. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen Sermaxhaj, shoqërinë dhe të gjithë qytetin.

Do të kujtojmë gjithmonë me mall, ashtu sikur ai nuk e harroj asnjëherë klubin e zemrës, madje edhe në ditët e tij më të vështira”, shkroi klubi në llogarinë zyrtare në facebook. /Demokracia.com

Të ngjashme