Presidenti i SHBA Joe Biden ka ngritur çështjen e abuzimeve të të drejtave të njeriut në Xinjiang gjatë thirrjes së tij të parë me homologun e tij kinez Xi Jinping, tha Shtëpia e Bardhë.
Biden gjithashtu i bëri presion Xi-së mbi tregtinë, shtypjen në Hong Kong dhe tensionet e vazhdueshme me Tajvanin.
Sipas televizionit shtetëror kinez, Xi paralajmëroi Bidenin se marrëdhëniet e këqija do të ishin një katastrofë për të dy vendet.
Tensionet janë rritur në kohët e fundit, rreth tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë.
Marrëdhënia Kinë-SH.B.A. është thelbësore për të dy palët dhe botën më të gjerë, me Pekinin në mënyrë të përsëritur duke i bërë thirrje administratës së re në Uashington për të përmirësuar marrëdhëniet të cilat ishin përkeqësuar nën udhëheqjen e Donald Trump./Demokracia