Sport
Kombëtarja e Spanjës për pak minuta zbret në Kosovë, vazhdon ta injoron emrin e shtetit tonë
Demokracia
12:51 | 07 Shtator 2021

Share:

Ekspedita e kombëtares së Spanjës është nisur për Prishtinë, ku nesër do ta luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Në një postim në profilin e tyre në Twitter, kombëtarja e Spanjës tha se po nisen për në Prishtinë, për ndeshjen e radhës por pa e përmendur emrin e shtetit tonë.

“Nisemi për Prishtinë, për t’u rikthyer me tri pikët”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes Kosovës dhe Spanjës përfundoi 3:1 për “Furinë e Kuqe”. /Demokracia.com

Të ngjashme