Lajme
Mësimi në Afganistan, një perde brenda klasës ndan vajzat nga djemtë
Demokracia
12:21 | 07 Shtator 2021

Share:

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët studentët në Afganistan janë rikthyer në universitet.

Në disa foto të shpërndara në mediat është vënë re se brenda një klase djemtë dhe vajzat janë ndarë vetëm me një perde.

Ajo që ndodh në universitete dhe shkolla në të gjithë vendin do të monitorohet nga afër nga fuqitë e huaja për të parë se çfarë të drejtash do të kenë gratë tani që lëvizja militante islamike është rikthyer, shkruan euronews.

Disa vende perëndimore kanë thënë se ndihma dhe njohja e talebanëve do të varet nga mënyra se si ata e udhëheqin vendin, përfshirë trajtimin ndaj vajzave dhe grave.

Kur sundoi për herë të fundit nga 1996-2001, grupi ndaloi vajzat të shkonin në shkolla, universitet apo dhe të shkonin në punë.

Të ngjashme