Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do të ketë një test shumë të vështirë në “Fadil Vokrri” aty ku ballafaqohet me njërën nga kombëtaret më të forta në botë Spanjën, shkruan Demokracia.com.
Kosova e Spanja ndeshen të mërkurën nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Tashmë është zbuluar agjenda e të dyja kombëtareve për ditën e sotme ku edhe i zhvillojnë stërvitjet e fundit para ndeshjes së nesërme.
Kosova do ta zhvilloi stërvitjen sot nga ora 17:00 ndërsa nga ora 16:30 do të mbajë një konferencë për shtyp.
Në anën tjetër Spanja e cila pritet të zbarkojë në aeroportin “Adem Jashari” në ora 13:00 do të ketë një konferencë për shtyp në ora 18:15 ndërsa nga ora 19:00 mbanë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com