Lajme
Arrestohet Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të PSD-së
Demokracia
10:32 | 07 Shtator 2021

Share:

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe disa aktivistë të këtij subjekti politik janë arrestuar pak minuta më parë.

Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com, zëdhënsja e kësaj partie, Natyra Kuçi.

Ata penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trandafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.

Aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbahet konferenca.

Aktivistët poashtu kanë vënë edhe mbishkrimi në veturën e EULEX-it, “Non Grata”./Demokracia.com/

 

Të ngjashme