Lajme
Protestuesit pengojnë fjalën e Kryetares së Speciales, e quajnë “gjykatë të padrejtë”
Demokracia
10:23 | 07 Shtator 2021

Share:

Është ndërprerë përkohësisht konferenca për media të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Teksa ajo nisi të fliste në konferencë, dy persona kanë dalë para saj duke bërë zhurmë për t’ia ndërprerë fjalën.

Njëri nga personat, në një moment ka deklaruar se “zonja Trendafilova është kryetare e një gjykate të padrejtë, andaj edhe nuk mund ta lejojnë që një konferencë e tillë të kalojë në heshtje”.

Personi në fjalë ka thënë se hetimet nga Gjykata Speciale ishte dashur të bëheshin ndaj agresorit, në këtë rast ndaj shtetit të Serbisë.

Në anën tjetër, Trendafilova ka thënë se i vjen keq që s’flet shqip për ta kuptuar protestuesin duke shtuar se e fton që të vijë në konferencë.

Pas pak minutash ata janë larguar nga salla.

Të ngjashme