Qytetarët kanë dalë në protestë para konferencës për media të kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova.
“Turp, turp, turp të mbrohet gjenocidi i kryer nga Serbia”, janë disa nga parullat kundër Gjykatës Speciale.
Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova dhe administratorja Fidelma Donlon po qëndrojnë për vizitë në Prishtinë, ku do të flasin për mandatin, punën dhe zhvillimet e fundit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK).