Frenc Ribery vendosi të vijonte karrierën në Serinë A, pas largimit nga Fiorentina. Ylli francez, u prezantua ditën e sotme te skuadra e Salernitanës, teksa pritja që iu bë nga tifozët ishte madhështore.
Një numër i konsiderueshëm tifozësh zbarkuan në stadiumin “Arechi”, për t’i uruar mirëseardhjen 38-vjeçarit. Nuk munguan as flakadanët dhe fishekzjarrët, të cilat krijuan me të vërtetë një atmosferë elektrizuese.
Ribery do të fitojë te Salernitana, 1.5 mln euro në sezon në 1 vit dhe më pas në rast mbijetese automatikisht do t’i rinovohet kontrata edhe për një sezon tjetër. /Demokracia.com
View this post on Instagram