Lajme
​Shqipëria pranon edhe rreth 32 mijë doza “Pfizer”
Demokracia
22:26 | 06 Shtator 2021

Share:

Më shumë së 31 mijë e 590 doza të vaksinës “Pfizer” kanë mbërritur në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, nëpërmjet tij ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër COVID-19, përcjell Demokracia.com.

Postimi i plotë:

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,982,130 numrin e vaksinave AntiCovid të mbërritura në vendin tonë   

Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni  

#MbroShëndetin 

#VaksinatShpëtojnëJetë  

 

Të ngjashme