Lajme
Kryetari i Kamenicës ia jep policisë makinën e tij zyrtare për shfrytëzim
Demokracia
21:58 | 06 Shtator 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati i ka dhënë Policisë së Kosovës për shfrytëzim veturën e tij zyrtare në kohën kur vendi ynë po përballet me pandeminë koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryetari Kastrati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Nëse keni parë uniforma të Policisë së Kosovës në makinën e kryetarit të komunës, mos mendoni se kam ndërruar profesion.

Është sepse ua kemi dhënë në shfrytëzim në këtë kohë të vështirë në përballje me pandeminë.

Mbështetjen ndaj policisë e kemi bërë gjatë gjithë pandemisë, dhe tani që do të fillojë fushata zgjedhore unë nuk do ti përdor resurset shtetërore.

E di se do ta ruajnë ashtu siç e ruajmë e trajtojmë ne. /Demokracia.com/

Të ngjashme