Lajme
Poston foto në Tik-tok me armë në dorë, tre të arrestuar në Gjakovë
Demokracia
19:26 | 06 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia në Gjakovë ka arrestuar sot tre persona pasi ditë më parë një person kishte postuar në rrjetin social “Tik-tok” një foto personale me revole në dorë.

Në njoftimin e policisë thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të ti tre të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet tre persona për armëmbajtje pa leje

Gjakovë:  06.09.2021

Ditë më parë një person kishte postuar në rrjetet sociale Tik-tok një foto personale më armë  (revole) në dorë. Dhe sot më datë 06.09.2021 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar informatë anonime lidhur më rast.

Më të pranuar informatën hetuesit e këtij Stacioni policor kanë filluar intensivishtë të mirën më rast, dhe pas  një pune të shkëlqyer dhe të suksesshme operative   kanë arrite identifikojnë dhe shoqërojnë  personin – të dyshuarin P.L.  i lindur  në vitin 2000,  shqiptar/kosovar dhe pas intervistimit i njëjti  ka deklaruar se arma të cilën e ka postuar në rrjetin social Tik Tok i përket personit te dyshuar H.S. i lindur në vitin 1996, shqiptar/kosovar i cili  po ashtu është shoqëruar në zyrat e Stacionit policor, është intervistuar dhe deklaruar se armën në fjalë  para ca muaj ia kishte shitur  tani dyshuarit L.T. i lindur në vitin 1980, shqiptar/kosovar.

I njëjti është shoqëruar po ashtu në Stacionin policor dhe është intervistuar.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit dhe me urdhër të ti tre të dyshuarit lirohet në procedurë të rregullt./Demokracia.com/

Të ngjashme