Kanë përfunduar ndeshjet e 5-ta të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.
Faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” ka skicuar formacionin më të mirë të javës së pestë të eliminatoreve të Botërorit.
Në formacionin me modulin 3-4-3, bie në sy prezenca e mbrojtësit të Kombëtares, Berat Gjimshiti i cili vlerësohet me notën 7,9.
Portën e mbron Jan Zomer, më pas mesfusha është e përbërë me Garet Bale, Hakan Calhanollu, Leon Gorecka dhe Filip Kostiç. Në sulm janë Buksa dhe Lingard të cilët mbështesin Memfis Depayn.
FORMACIONI I JAVËS SIPAS FAQES SË STATISTIKAVE, “SOFA SCORE” –