Sport
Spanja në telashe, kundër Kosovës i mungojnë tre lojtarë titullarë
Demokracia
12:20 | 06 Shtator 2021

Share:

Një lajm aspak i mirë për trajnerin e Spanjës, Luis Enrique i cili nuk do të mund të llogarisë në tre futbollistë për ndeshjen ndaj Kosovës.

Mbrojtësi i krahut të majtë, Jose Gaya dhe qendërmbrojtësi Aymeric Laporte pritet t’i mungojnë Spanjës për shkak dëmtimesh.

“Mendoj se Laporte ka një ngarkesë, ndërsa lëndimi i Gayas nuk duket mirë, por do të presim testet”, është shprehur përzgjedhësi i Spanjës, Luis Enrique në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Gjeorgjinë.

Mungesa e Gayas ndaj Kosovës, do të jetë e madhe për Spanjën për shkak se pjesë e ekipit nuk është as Jordi Alba.

Ndërkohë, Laporte pritet të zëvendësohet nga Inigo Martinezi për ndeshjen ndaj Kosovës që luhet të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe i takon Grupit B kualifikues për Botërorin “Katari 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme