Lajme
Sërish kolona të gjata për të hyrë nga Kosova në Shqipëri
Demokracia
11:27 | 06 Shtator 2021

Share:

Kufiri Kosovë-Shqipëri, gjatë ditës së sotme është stërmbushur me automjete.

Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar pamje, ku shihet se në këtë kufi janë krijuar kolona të gjata.

Ndryshe në Shqipëri sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19.

Duke filluar nga sot, qytetarët të cilët hyjnë në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Të ngjashme