Sport
Challandes fton futbollistin e Superligës për ndeshjen kundër Spanjës
Demokracia
11:07 | 06 Shtator 2021

Share:

Muharrem Jashari është ftuar nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjen kundër Spanjës që e zhvillon të mërkurën, shkruan Demokracia.com.

Duke pasur parasysh se Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë paraqitjeje në ndeshjen e radhës kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” kundër Spanjës për shkak të pezullimit me kartonë, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes ka vendosur që për këtë ndeshje ta ketë në grumbullim mesfushorin e Dritës, Muharrem Jashari.

Dardanët, sot, do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje mbrëmë pas ndeshjes.

Dardanët arritën fitore ndaj Gjeorgjisë në udhëtim, ndërsa barazuan me Greqinë në Prishtinë.  Ndeshja ndaj Spanjës do të jetë e fundit për muajin shtator, në kuadër të Grupit B të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”. /Demokracia.com

Të ngjashme