Kosova dje mori një barazim i cili kishte edhe peshën e fitore, pasi u arrit në minutat e fundit, atëherë kur pothuaj të gjithë ishin dorëzuar përballë Greqisë, përveç Vedat Muriqit i cili shënoi gol në minutën 90+2’ për t’i dhënë Dardanëve një pikë me shumë vlerë, shkruan Demokracia.com.
Barazimi ishte mese i merituar, për të mos thënë kemi mundur edhe më shumë, pasi dardanët ishin më të mirë sesa grekët në fushë dhe vazhdimisht e kërkuan golin. Sido që të jetë mesfushori i Kosovës, Valon Berisha, duket se është ndarë i kënaqur nga performanca e mbrëmshme, derisa sot e ka postuar një foto të ekipit kombëtar.
Ai sikur ka dashur ta njoftoi Greqinë me shtetin e Kosovës pasi e ka paraqitur ekipin si Republika e Kosovës, derisa e ka postuar edhe rezultatin e ndeshjes.
Të kujtojmë se të mërkurën Kosova luan me Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri” me shpresë se Berishë do ta shohim në fushë pasi në ndeshjen ndaj Greqinë pësoi një lëndim. /Demokracia.com