Sport
Kosova nuk mposhtet në “Fadil Vokrri”, barazon me Greqinë
Demokracia
22:46 | 05 Shtator 2021

Share:

Në Prishtinë, Kosova ishte nikoqire e Greqisë sonte në kuadër të kampanjës eliminatore për “Katar 2022”.

Ndeshja e vlefshme për grupin B u mbyll me rezultat 1:1.

Helenët realizuan të parët në minutën e 45-të me anë të Douvikas.

Kurse, “Dardanët” e barazuan rezultatin në minutën e 90-të me anë të Vedat Muriqit.

Në ndeshjen e radhës, më 8 shtator, Kosova e pret Spanjën në “Fadil Vokrri”.

Të ngjashme