Lifestyle
Krokodili i kafshon dorën trajnueses gjatë shfaqjes (VIDEO)
Demokracia
22:31 | 05 Shtator 2021

Share:

Një krokodil ka kafshuar dorën e trajnueses së tij ndërsa bënin një demonstrim në ditëlindjen e një fëmije në Utah.

Lindsay Bull , duke pasur shumë informacion rreth krokodilit me emrin Darthgator veproi me shpejtësi dhe u fut në pishinë pasi nëse do të kishte qëndruar jashtë zvarraniku mund t’i kishte këputur krahun.

Më pas, një nga prindërit Donnie Wiseman u afrua për ta ndihmuar ndërsa ajo ndodhej ende në pishinë në kthetrat e krokodilit. Lindsay më pas i dha udhëzime Wiseman-it që ta ndihmonte. Pas më shumë se një minute, zvarraniku e lëshoi trajnuesen e tij dhe u dërgua në kafazin e tij.

E gjithë skena e frikshme u filmua rastësisht nga një prind i pranishëm. Pas incidentit 31-vjeçarja Bull u shtrua në spital për tre ditë e më pas iu kthye sërish punës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by The Washington Post (@washingtonpost)

Të ngjashme