Ka nisur ndeshja Kosova – Greqia që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Demokracia.com.
Pas një kohe të gjatë, futbollistët e kanë edhe mbështetjen e tifozëve Dardanët, të cilët edhe pse në numër të vogël, vetëm 1 mijë sosh, për shkak të masave kufizuese në luftë kundër COVID-19, gjithsesi, ata vlerësohen si një motiv i madh për lojtarët në fushë.
Për Kosovën, kjo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe lojtarët qysh në fillim kanë treguar presion në gjysmëfushën greke me synim për ta zhbllokuar sa më parë rezultatin. /Demokracia.com