Sport
Federata spanjolle vazhdon me raportime skandaloze, prapë e quan Kosovën “ekipi i federatës”
Demokracia
15:32 | 05 Shtator 2021

Share:

Spanja nuk e ka ndërmend t’i ndalë provokimet në raport me Kosovën, shkruan Demokracia.com.

Këtë të mënyrë Kosova e Spanja ballafaqohen ndërmjet vete në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022”.

Kjo ndeshje ka zgjuar kërshëri edhe në Spanjë derisa Federata e Futbollit të Spanjës gjatë paralajmërimit të ndeshjes Kosovës i është referuar si “ekipi i Federatës së Kosovës”.

Spanja nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ka kohë që ka trajtim diskriminues ndaj sportistëve kosovarë, të paktën sa i takon prezantimit.

Edhe para ndeshjes së parë, të luajtur në Spanjë, federata e këtij vendi është mundur të shmang maksimalisht përmendjen e Kosovës. Kosovën për transmetimin e brendshëm nuk e ka prezantuar si të gjitha përfaqësueset tjera. /Demokracia.com

 

Të ngjashme