ShowBiz
Serbët kërkojnë të hiqet reklama e Dua Lipës nga dyqanet e tyre
Demokracia
13:26 | 05 Shtator 2021

Share:

Siç është duke u raportuar së fundi në mediat serbe, qytetarët serbë janë duke kërkuar që të largojnë fotografitë e Dua Lipës nga dyqani i tyre.

Ata pak ditë më parë qytetarët kërkuan nga linja e dyqaneve “Puma” në Nish që të largojë reklamat e këngëtares shqiptare, e cila është imazhi kryesor i kësaj kompanie.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe.

“Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë”, ka thënë një lexues i “Novosti” për redaksinë.

Tutje thuhet që populli serb po tallët dhe po nënçmohet në këtë kohë.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.

Menjëherë pas protestës dhe revoltës së qytetarëve, dyqanet e “Puma-s” i hoqën billboardet e këngëtares./shqip.com

Të ngjashme